Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Anadolu University të Turqisë

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimit të partneriteteve akademike, Universiteti “Haxhi Zeka” ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me Anadolu University, një nga universitetet më të njohura dhe më të mëdha në Turqi.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës akademike të Prof. Assoc. Dr. Vlora Berisha Dranqolli në Anadolu University, ku u zhvilluan takime me drejtuesit e universitetit dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Kjo marrëveshje krijon mundësi për:

* shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ;

* shkëmbimin e studentëve;

* zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore;

* organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve shkencore;

* publikime të përbashkëta dhe iniciativa të tjera akademike me interes të ndërsjellë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e cilësisë së arsimit të lartë, zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Kjo vizitë dhe nënshkrimi i marrëveshjes u realizuan në kuadër të mobilitetit shkencor të mbështetur nga European Cooperation in Science and Technology (COST) përmes aksionit DIGI-net COST Action CA21107. Universiteti “Haxhi Zeka” shpreh mirënjohje për COST për mbështetjen e krijimit të këtij partneriteti të ri ndërkombëtar.

Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar në zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin akademik dhe shkencor të komunitetit universitar.

https://anahaber.anadolu.edu.tr/tr/haber-detay/yifxi6blsd0vhpx5p92896ad
Shko në krye