Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Universiteti “Haxhi Zeka” konsolidon prioritetet zhvillimore për periudhën 2026 – 2030

Universiteti “Haxhi Zeka” ka vazhduar me sukses procesin e hartimit dhe finalizimit të Planit Strategjik 2026 – 2030, duke zhvilluar ditën e dytë të punimeve të dedikuara për përcaktimin e prioriteteve zhvillimore dhe objektivave strategjike që do të udhëheqin institucionin në pesë vitet e ardhshme.

Në këtë proces po marrin pjesë anëtarët e Këshillit Drejtues, Rektori, Prorektorët, dekanët e njësive akademike, Sekretari i Përgjithshëm dhe përfaqësues nga zyrat relevante të universitetit, të cilët po kontribuojnë në mënyrë aktive në ndërtimin e një vizioni të përbashkët për zhvillimin institucional.

Gjatë punimeve janë trajtuar prioritetet kryesore që lidhen me qeverisjen dhe menaxhimin institucional, avancimin e cilësisë në mësimdhënie dhe të nxënit, kërkimin shkencor dhe inovacionin, ndërkombëtarizimin, mbështetjen e studentëve, transformimin digjital, zhvillimin e ekosistemit universitar dhe modernizimin e infrastrukturës.

Përmes këtij procesi gjithëpërfshirës, Universiteti “Haxhi Zeka” po forcon bazat për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke synuar të konsolidojë pozitën e tij si një institucion modern, inovativ dhe konkurrues në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

Plani Strategjik 2026 – 2030 do të shërbejë si dokumenti kryesor orientues për zhvillimin akademik, shkencor dhe institucional të universitetit, duke reflektuar përkushtimin e UHZ-së ndaj cilësisë, inovacionit, ndërkombëtarizimit dhe shërbimit ndaj studentëve dhe shoqërisë.

Universiteti “Haxhi Zeka” – i përkushtuar, i profilizuar dhe i orientuar drejt së tashmes dhe së ardhmes.

Shko në krye