Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Vizita Zyrtare dhe Bashkëpunimi Ndëruniversitar

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Lodz University of Technology, një delegacion i UHZ-së, i përbërë nga Prof. dr. Edmond Beqiri, Prof. asoc. dr. Ylber Januzaj dhe MSc. Arberora Haxhija, realizoi një vizitë njëjavore në këtë universitet.

Gjatë vizitës u zhvilluan takime dhe diskutime lidhur me avancimin e bashkëpunimit akademik në kuadër të programit Erasmus+ KA171, si dhe me mundësitë për zgjerimin e mobiliteteve të studentëve dhe stafit akademik, zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare si Erasmus+ dhe Horizon Europe.

Në semestrin pranveror të vitit 2026, katër studentë të Universitetit “Haxhi Zeka” — Albin Tahiraj, Soreja Adzajlic, Ernest Beqiri dhe Erion Tola — po ndjekin studimet njësemestrale në Lodz University of Technology, me transferim të kredive në përputhje me marrëveshjen ndërinstitucionale.

Gjatë javës së vizitës, profesorët Edmond Beqiri dhe Ylber Januzaj mbajtën ligjërata për studentët e Lodz University of Technology, me fokus në inovacionin, inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital në arsimin e lartë. Ligjëratat u karakterizuan nga interesim dhe interaksion i lartë akademik.

Në përfundim të vizitës, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin si një mundësi të rëndësishme për zhvillim akademik, ndërkombëtarizim dhe përfshirje më aktive në rrjetet dhe aleancat evropiane të universiteteve inovative.

Shko në krye