Universiteti Haxhi Zeka përmbylli me sukses edicionin e tretë të Universitetit Ndërkombëtar Dimëror UNIWIN, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme akademike ndërkombëtare, ku patëm kënaqësinë të bashkëpunojmë me profesorë dhe studentë nga vende të ndryshme. Ky universitet dimëror na ofroi përvoja të reja, të vlefshme dhe frymëzuese, duke forcuar më tej bashkëpunimin akademik dhe ndërkulturor.
Gjatë këtij edicioni të UNIWIN-it u organizuan gjashtë kurse:
- Eco-Digital Futures: Green Tech, Smart Tourism & Sustainable Investment
- Sustainable and Innovative Tourism, Hospitality and Culinary Services
- Tourism Economy
- Design Thinking for Tourism Innovations
- Neurofeedback EEG in Tourism & Wellness Experiences
- Circular Economy for Sustainable Tourism: Policies and Development Practices
Këto kurse u ligjëruan nga profesorë të njohur të Universitetit Haxhi Zeka: Prof. Elvis Elezaj, Prof. Fisnik Morina, Prof. Merita Begolli, Prof. Driton Sylqa, Prof. Thelleza Latifi dhe Prof. Ibrahim Krasniqi, si dhe nga profesorë të dalluar ndërkombëtarë: Prof. Kesra Nermend, Prof. Malgorzata Nermend, Prof. Jiyan Kilic, Prof. Victoria Vasary, Prof. Ahm Shamsuzzoha dhe Prof. Gjore Nakov.
Në kuadër të universitetit dimëror u organizuan edhe ligjërata të ftuara. Prof. Dr. Fatih Sönmez mbajti ligjëratën me titull Prodhimi i produkteve me vlerë të shtuar nga bimët vendore. Gjithashtu, Zyra e Turizmit e Komunës së Pejës organizoi ligjëratën me titull Turizmi – potencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës, të prezantuar nga z. Virtyt Morina, znj. Blerta Harxhi Begolli dhe z. Jakob Hook. Ata prezantuan para studentëve dhe profesorëve vendorë dhe ndërkombëtarë vlerat natyrore dhe kulturore të Komunës së Pejës, duke theksuar potencialin e saj për zhvillim ekonomik përmes turizmit. Po ashtu, znj. Mimika Dobroshi, përfaqësuese e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, prezantoi misionin, aktivitetet dhe mundësitë që ofron programi Erasmus+ për studentët dhe stafin akademik.
Gjatë universitetit dimëror u organizuan edhe aktivitete të ndryshme dhe vizita studimore, përfshirë vizita në Rugovë, Onix Spa Center, Shpellën Bukuroshja e Fjetur, Qendrën Kombëtare të Xhudos, Hamamin e Pejës, Muzeun e Qytetit dhe shumë lokacione të tjera me rëndësi kulturore dhe turistike.
Universiteti Ndërkombëtar Dimëror UNIWIN përmbylli me sukses aktivitetet e tij, duke lënë një ndikim të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe inovativ.









