Në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) u mbajtën Zgjedhjet Studentore 2025. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme për studentët në veçanti dhe për institucionin në përgjithësi.
Procesi i mbarëvajtjes së zgjedhjeve shkoi pa ndonjë problem, duke i dhënë studentëve mundësinë për të votuar dhe shprehur preferencat e tyre në zgjedhjen e përfaqësuesve të ardhshëm. Përqindja (%) e daljes në zgjedhje marrë si total në kuadër të UHZ-së ishte 16% (shih tabelën dhe grafikun më poshtë). Ndërsa, në kuadër të pesë (5) fakulteteve, përqindja e daljes në zgjedhje ishte:
Fakultetet | % e daljes në zgjedhje |
Fakulteti i Biznesit | 12.7 |
Fakulteti Juridik | 19.8 |
Fakulteti MTHM | 25.6 |
Fakulteti i Agrobiznesit | 12.3 |
Fakulteti i Arteve | 25.4 |
Universiteti Haxhi Zeka ka bërë përpjekje të dukshme për të siguruar që procesi i zgjedhjeve të jetë i ndershëm dhe transparent, duke i lejuar studentët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të lirë dhe të pavarur.
Ky proces është një shembull i rëndësishëm i përfshirjes demokratike dhe pjesëmarrjes aktive të studentëve në jetën universitare.
Respektimi i procesit zgjedhor dhe pjesëmarrja e lartë e studentëve janë thelbësore për të siguruar një klimë të shëndetshme akademike dhe për të ndihmuar në zhvillimin e një mjedisi të favorshëm për të gjithë studentët.
