Në ambientet e Universitetit “Haxhi Zeka” u mbajt një takim koordinues në kuadër të projektit “Bashkëpunimi me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”. Ky projekt synon të forcojë lidhjet mes institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit privat, duke krijuar mundësi të reja për praktika profesionale dhe punësim për studentët.
Gjatë takimit u diskutuan hapat e ardhshëm të bashkëpunimit, si dhe mënyrat për të përmirësuar përfshirjen e bizneseve lokale në zhvillimin akademik dhe profesional të të rinjve.
Ky bashkëpunim është pjesë e angazhimit të UHZ-së për të ofruar arsim cilësor dhe të lidhur me tregun e punës.

