Për të pesëmbëdhjetin vit rradhazi, Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim në Ulqin të Malit të Zi, në bashkëpunim me komunën e Ulqinit, universitetin Haxhi Zeka dhe institucione të tjera të arsimit e lartë të rajonit, në datat 27-28 prill organizoi konferencën e XV shkencore “Analiza e mundësisë së daljes nga kriza energjitike në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Konferenca mblodhi bashkë studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Ukraina, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, etj. Universitetin “Haxhi Zeka’ në këtë konferencë e përfaqësuan rektori prof.dr. Armand Krasniqi, anëtarja e Këshillit Drejtues prof.ass.dr. Mersiha Kacamakovic dhe prorektorja për mësim, çështje studentore dhe kërkime shkencore, prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj.
Në fjalën e tij, rektori Krasniqi shprehu mirënjohjen e thellë ndaj organizatorit, prof.dr. Elez Osmanaj dhe bashkëorganizatorëve të konferencës, të cilët ndër vite kanë bërë një punë të shkëlqyer në avancimin e vlerave kërkimore në rajon e më gjerë. Ai ndër të tjera theksoi se kjo konferencë i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, pasi, sipas tij, në fillimet e saj të gjithë kishin dilema mbi suksesin e organizimit të konferencës. Por sipas Krasniqit, jo vetëm që kjo konferencë i rezistoi kohës, por është gjithnjë e më tërheqëse për studiues jo vetëm nga Ballkani Perëndimor por dhe më gjerë. Rektori Krasniqi gjatë fjalës përshëndetëse vuri theksin edhe mbi rëndësinë që ka kjo konferencë jo vetëm nga pikëpamja e saj shkencore, por gjithashtu në rolin që ka luajtur ndër vite për të bashkuar studiues dhe për të rritur bashkëpunimin ndërmjet pjesëmarrësve.
![Konferencë Shkencore - Ulqin](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/04/2.jpeg)
![Rektori Armand Krasniqi](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/04/rektori-2.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/04/stafi-9.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/04/ulqin.jpg)