Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

RRETH NESH

Çka është Alumni?

Termi “Alumni” rrjedh nga latinishtja dhe përdoret për të përshkruar ish-studentët ose të diplomuarit e një institucioni arsimor. Në kuadër të Universitetit “Haxhi Zeka”, Alumni përfaqëson komunitetin e të diplomuarve të UHZ-së, të cilët vazhdojnë të mbajnë lidhje me Universitetin edhe pas përfundimit të studimeve.

Komuniteti Alumni synon të ruajë dhe të forcojë lidhjen ndërmjet Universitetit dhe të diplomuarve të tij, duke krijuar mundësi për bashkëpunim, rrjetëzim profesional, shkëmbim të përvojave dhe njohurive, zhvillim të karrierës dhe përfshirje në jetën universitare.

Alumni UHZ

Alumni i Universitetit “Haxhi Zeka” ka një histori të ndërtuar ndër vite, me qëllim të krijimit dhe zhvillimit të një komuniteti aktiv të të diplomuarve dhe forcimit të lidhjes së tyre me Universitetin, studentët dhe tregun e punës.

Misioni

Misioni i Shoqatës Alumni UNHZ është të ndërtojë dhe të forcojë një komunitet aktiv të të diplomuarve të Universitetit “Haxhi Zeka”, duke krijuar mundësi për bashkëpunim, rrjetëzim profesional, shkëmbim të përvojave dhe njohurive dhe duke kontribuar në zhvillimin profesional të Alumni-ve dhe studentëve.

Vizioni

Vizioni i Shoqatës Alumni UHZ është të jetë një komunitet i fuqishëm, aktiv dhe i qëndrueshëm i të diplomuarve, që shërben si urë lidhëse ndërmjet Universitetit, Alumni-ve, studentëve dhe tregut të punës dhe kontribuon në zhvillimin profesional, akademik dhe shoqëror.

Shko në krye