Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Vizitë zyrtare e delegacionit të UHZ-së në Universitetin Osmangazi, Turqi

Delegacioni i Universitetit “Haxhi Zeka” gjatë vizitës në Universitetin Osmangazi, Turqi, prill 2025

Një delegacion i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, i udhëhequr nga Prof. Dr. Avdullah Robaj, Dekan i Fakultetit Juridik, dhe Prof. Ass. Dr. Mensur Morina, realizoi një vizitë zyrtare në Universitetin Osmangazi në Eskisehir, Turqi, gjatë datave 13–17 prill 2025.

Vizita u organizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe kishte për qëllim thellimin e partneritetit akademik. Gjatë qëndrimit, delegacioni u prit nga Rektori i Universitetit Osmangazi, Prof. Dr. Kamil Çolak, dhe zhvilloi takime me përfaqësues të tjerë të lartë të këtij universiteti.

Palët diskutuan mundësitë për:

  • Organizimin e konferencave ndërkombëtare,
  • Aplikim për projekte të përbashkëta në fondet e BE-së (Erasmus+),
  • Shkëmbime akademike për stafin dhe studentët.

Përveç takimeve zyrtare, delegacioni u prit edhe nga Dekania e Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Emine Gümüşsoy, dhe Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Assoc. Dr. Mahmut Sami.

Kjo vizitë nënvizon angazhimin e Universitetit “Haxhi Zeka” për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të ndërtuar ura të reja për zhvillimin akademik dhe shkencor në kuadër të partneriteteve të qëndrueshme.

Go to Top