Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Vizita Studimore e Stafit Akademik në Universitetin e Sapienzës në Romë, Itali

Në kuadër të projektit shkencor “Ndikimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie në Arsimin e Lartë në Kosovë”, i financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, një ekip hulutmues nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë po realizon një vizitë studimore në Universitetin e Sapienzës në Romë, Itali.

Ekipi hulumtues i përbërë nga Prof. Asoc. Dr. Fisnik Morina (bartës i projektit), Prof. Ass. Dr. Valdrin Misiri (anëtar i ekipit hulumtues) dhe Ph.D. (cand) Shkelqesa Smajli (anëtare e ekipit hulumtues) ka zhvilluar sot një takim me Prof. Dr. Fiorenza Deriu në Departamentin e Statistikës të Universitetit të Sapienzës.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan tema të rëndësishme lidhur me:
✔ Rolin e Inteligjencës Artificiale (IA) në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke analizuar ndikimin e saj në procesin e edukimit dhe formimin akademik të studentëve;
✔ Aplikimin dhe implementimin e praktikave më të mira të IA-së në mësimdhënie, duke adresuar edhe sfidat e mundshme;
✔ Praktikat joetike në përdorimin e Inteligjencës Artificiale, me fokus në parimet etike dhe ndikimin e tyre në arsimin e lartë;
✔ Zbatimin e platformave të inteligjencës artificiale në procesin mësimor, si një mundësi për të avancuar qasjen pedagogjike dhe për të rritur përvojën mësimore të studentëve;
✔ Nevojën për trajnimin e stafit akademik në fushën e Inteligjencës Artificiale, për të mundësuar një përfshirje efektive të teknologjive të reja në edukim;
✔ Rëndësinë e përgatitjes së studentëve për të kuptuar dhe përdorur Inteligjencën Artificiale në mënyrë kritike dhe të përgjegjshme.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor mes institucioneve, si dhe një mundësi për të ndërtuar një qasje inovative dhe të qëndrueshme ndaj mësimdhënies në epokën e Inteligjencës Artificiale.

📌 Universiteti i Sapienzës, Romë, Itali, 10.03.2025

Leave a comment

I dedikuar për cilësi standarde dhe suksese

NJOFTOHU
Adresa

Rr. UÇK-së, 30000,Pejë, Kosovë
+ 383 (0) 39 410 970

Haxhi Zeka University © 2025. All Rights Reserved.

Go to Top