Universiteti "Haxhi Zeka" (UHZ) njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se, me datën 29 qershor 2026, do të shpallë zyrtarisht konkursin për pranim të studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027. Ky afat është përcaktuar në përputhje me pritjet për përfundimin e testit të maturës shtetërore.

Institucioni ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për të pritur brezin e ri të studentëve, duke siguruar kushte optimale akademike, infrastrukturore dhe administrative. Konkursit do t'i nënshtrohen gjithsej njëzet (20) programe studimi — tetë (8) në nivel bachelor dhe dymbëdhjetë (12) në nivel master — të shpërndara nëpër pesë fakultete të institucionit.

Të dhënat kryesore

  • Data e shpalljes së konkursit: 29 Qershor 2026
  • Numri i programeve: 20 programe Bachelor & Master
  • Fakultete: 5 njësi akademike
  • Konkursit nuk i përfshin programin e doktoratës (PhD)
  • Afati i shpalljes lidhet me përfundimin e testit të maturës shtetërore

Ofertat akademike të UHZ-së mbulojnë fusha të rëndësishme të biznesit, turizmit dhe hotelerisë, drejtësisë, agrobiznesit dhe arteve — duke ofruar mundësi të gjera studimi dhe karriere profesionale për çdo student që dëshiron të ndërtojë të ardhmen e tij në Kosovë dhe rajon.

Fakulteti i Biznesit

Bachelor – BSc
Menaxhim Biznesi
Gjuhë shqipe dhe boshnjake · Specializimet: Banka dhe Financa; Administrim Biznesi
Bachelor – BSc
Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi
Akredituar 2023–2026
Master – MSc
Menaxhim Biznesi
Gjuhë shqipe dhe boshnjake · Specializimet: Menaxhim Biznesi; Banka dhe Financa
Master – MSc
Menaxhim i Burimeve Njerëzore
Akredituar 2024–2029
Master – MSc
Informatikë në Biznes
Akredituar 2024–2029
Master – MSc
Menaxhimi i Riskut dhe Sigurimet
Akredituar 2024–2027

Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis

Bachelor – BSc
Menaxhim në Turizëm dhe Hotelieri
Gjuhë shqipe dhe boshnjake · Akredituar 2025–2028
Master – MSc
Menaxhment dhe Turizëm të Qëndrueshëm
Akredituar 2024–2027
Master – MSc
Menaxhimi i Marketingut Turistik
Gjuhë shqipe dhe boshnjake · Akredituar 2025–2028

Fakulteti Juridik

Bachelor – LLB
Juridik i Përgjithshëm
Akredituar 2023–2026
Master – LLM
E Drejta Civile dhe Biznesore
Akredituar 2024–2027
Master – LLM
E Drejta dhe Siguria
Akredituar 2025–2028

Fakulteti i Agrobiznesit

Bachelor – BSc
Teknologji e Prodhimit Bimor
Akredituar 2025–2028
Bachelor – BSc
Teknologji Ushqimore
Akredituar 2025–2030
Bachelor – BSc
Ekologji e Aplikuar në Agrobiznes
Akredituar 2025–2028
Master – MSc
Menaxhim Mjedisi
Akredituar 2024–2029
Master – MSc
Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit Ushqimor
Akredituar 2024–2027

Fakulteti i Arteve

Bachelor – BA
Art Performues
Akredituar 2025–2030
Bachelor – BA
Arti Muzikor
Akredituar 2026–2029
Master – MA
Edukim Muzikor
Akredituar 2022–2027
Master – MA
Art Performues
Akredituar 2025–2028

Universiteti "Haxhi Zeka" është i përkushtuar ndaj cilësisë akademike dhe përgatitjes profesionale të studentëve të tij. Me 20 programe të akredituara dhe pesë fakultete aktive, UHZ ofron një mjedis studimi dinamik dhe cilësor për çdo maturant që dëshiron të ndërtojë karrierën e tij mbi themele solide shkencore dhe profesionale.

Të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar ftohen të ndjekin me vëmendje kanalet zyrtare të komunikimit të UHZ-së për njoftimin e plotë të konkursit pas datës 29 qershor 2026, ku do të publikohen kushtet e pranimit, kapacitetet pritëse për secilën program dhe procedurat e aplikimit.