Më 30 janar të vitit 2025, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, në qytetin Brçko. Këtë marrëveshje e nënshkruan prof.dr. Edmond Beqiri, prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë në Universitetin Haxhi Zeka, dhe prof.dr. Nedeljko Stankoviç, president i Universitetit Evropian në Brçko.
Kjo marrëveshje synon shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve në të gjitha nivelet e studimit midis Universitetit Evropian të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Universitetit Haxhi Zeka në Pejë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, palët do të marrin pjesë edhe në projekte të ndryshme të financuara nga Bashkimi Evropian, si Erasmus+, Horizon dhe programe të tjera të shkëmbimit dhe zhvillimit shkencor. Shkëmbimi dhe bashkëpunimi do të jenë afatgjata, duke shërbyer si një iniciativë për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm mes dy universiteteve.
Gjithashtu, ky bashkëpunim do të përfshijë aktivitete të ndryshme shkencore dhe profesionale, organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, si dhe pjesëmarrjen në komisione të përbashkëta doktorature, mentorime të doktoraturës dhe projekte të tjera akademike.
Potpisan sporazum o saradnji između Evropskog univerziteta u BiH i UHZ-a
Dana 30. januara 2025. godine, potpisan je sporazum o saradnji sa Evropskim univerzitetom u Bosni i Hercegovini, u gradu Brčko. Sporazum su potpisali prof. dr. Edmond Beqiri, prorektor za međunarodnu saradnju i unapređenje kvaliteta na Univerzitetu Haxhi Zeka, i prof. dr. Nedeljko Stanković, predsjednik Evropskog univerziteta u Brčkom.
Ovaj sporazum ima za cilj razmjenu profesora i studenata na svim nivoima studija između Evropskog univerziteta u Bosni i Hercegovini i Univerziteta Haxhi Zeka u Peći.
U okviru ove saradnje, strane će učestvovati i u različitim projektima finansiranim od strane Evropske unije, kao što su Erasmus+, Horizon i drugi programi razmjene i naučnog razvoja. Razmjena i saradnja će biti dugoročne, služeći kao inicijativa za izgradnju održivog partnerstva između dva univerziteta.
Također, ova saradnja će obuhvatiti različite naučne i profesionalne aktivnosti, organizaciju zajedničkih naučnih konferencija, kao i učešće u zajedničkim doktoratskim komisijama, mentorstvo doktoranata i druge akademske projekte.
Cooperation Agreement Signed Between the European University in BiH and UHZ
On January 30, 2025, a cooperation agreement was signed with the European University in Bosnia and Herzegovina, in the city of Brčko. The agreement was signed by Prof. Dr. Edmond Beqiri, Vice-Rector for International Cooperation and Quality Enhancement at Haxhi Zeka University, and Prof. Dr. Nedeljko Stanković, President of the European University in Brčko.
This agreement aims to facilitate the exchange of professors and students at all levels of study between the European University in Bosnia and Herzegovina and Haxhi Zeka University in Peja.
As part of this collaboration, both parties will also participate in various projects funded by the European Union, such as Erasmus+, Horizon, and other exchange and scientific development programs. The exchange and cooperation will be long-term, serving as an initiative to build a sustainable partnership between the two universities.
Furthermore, this collaboration will include various scientific and professional activities, the organization of joint scientific conferences, as well as participation in joint doctoral committees, PhD mentorship, and other academic projects.



