Universiteti “Haxhi Zeka” njofton të gjithë kandidatët për angazhimin e studentëve në punë praktike në Administratën e UHZ-së se është publikuar lista definitive e përzgjedhjes.
Komisioni përzgjedhës, bazuar në konkursin nr. 253, datë 13.02.2025, ka përfunduar procesin e vlerësimit dhe ka publikuar listën e kandidatëve të suksesshëm, pas mbajtjes së intervistave me gojë më datë 11.03.2025.
Kandidatët që nuk janë të kënaqur me rezultatin e publikuar në Listën Definitive për përzgjedhjen e kandidatëve në konkursin për angazhimin e studentëve në punë praktike në Administratën e UHZ-së, kanë të drejtë të paraqesin ankesë.
Afati për dorëzimin e ankesave është tre (3) ditë nga pranimi i njoftimit, pranë Komisionit të Ankesave në kuadër të UHZ-së.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur mund të gjendet në dokumentin bashkëngjitur.