Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Inteligjenca Artificiale kundër Krimit Financiar: Përvojë Ndërkombëtare për Studentët e UHZ-së

Stafi Akademik dhe studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” po vazhdojnë mobilitetin e tyre akademik në partneritet me Saxion University of Applied Sciences, në kuadër të programit Erasmus+.

Përmes këtij bashkëpunimi, studentët kanë mundësinë të punojnë në tema aktuale me rëndësi globale, si parandalimi i pastrimit të parave (Anti-Money Laundering – AML) dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI) për identifikimin e transaksioneve të dyshimta, analizën e rrezikut dhe forcimin e mekanizmave të sigurisë financiare.

Ky mobilitet është dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar arsim modern, ndërkombëtarizim dhe kompetenca që i përgjigjen sfidave të ekonomisë digjitale.

Shko në krye