2017 – Fillimi i iniciativës Alumni në UHZ
Në vitin 2017, Universiteti “Haxhi Zeka” organizoi për herë të parë ceremoninë Alumni me moton “Ribashkim i studentëve të diplomuar”. Kjo ngjarje shënoi një hap të rëndësishëm në krijimin e një komuniteti të të diplomuarve, në forcimin e lidhjeve me Universitetin dhe në evidentimin e të diplomuarve përmes regjistrimit dhe mbledhjes së të dhënave.
2018 – Formalizimi i organizimit të komunitetit Alumni dhe zgjedhja e Bordit
Më 5 mars 2018 u mbajt takimi i të diplomuarve të Universitetit “Haxhi Zeka”, me qëllim të forcimit të lidhjes dhe bashkëpunimit ndërmjet Universitetit, studentëve dhe të diplomuarve.
Në kuadër të këtij takimi u propozua dhe u zgjodh Bordi i Asociacionit Alumni, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt organizimit dhe zhvillimit të komunitetit të të diplomuarve të Universitetit “Haxhi Zeka”.
Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan gjithashtu struktura dhe grupe punuese që synonin të mbështesnin aktivitetet e Alumni-t, përfshirë Grupin për Zhvillim të Karrierës dhe Grupin për Promovimin e Rrjetit të të Diplomuarve.
Anëtarët e Bordit të Asociacionit Alumni
- Ardona Dautaj
- Dardane Begolli
- Doresa Morina
- Fatlum Kelmendi
- Granit Gërvalla
- Haris Kolic
- Haxhi Mavraj
- Korab Alimusaj
- Krenare Shabanaj
- Leonora Zefi
- Ramë Hajraj
- Rrezarta Berisha
- Skender Kurmehaj
Udhëheqësia e Bordit:
Kryetare: Leonora Zefi
Nënkryetare e parë: Rrezarta Berisha
Nënkryetar i dytë: Haris Kolic
Sekretare: Doresa Morina
Arkatar: Skender Kurmehaj
2020 – Themelimi i Shoqatës Alumni UNHZ
Në vitin 2020, me iniciativën e Bordit të Asociacionit Alumni dhe me përkrahjen e të diplomuarve vullnetarë të Universitetit “Haxhi Zeka”, u themelua Shoqata Alumni UHZ. Themelimi i Shoqatës shënoi një hap të rëndësishëm në formalizimin dhe zhvillimin e komunitetit të të diplomuarve të Universitetit “Haxhi Zeka”. Drejtoreshja e parë e Shoqatës Alumni UHZ ishte znj. Aulona Cenaj.
Që nga shtatori i vitit 2022 Drejtoreshë e Shoqatës Alumni UNHZ është znj. Nora Draga.