Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

UHZ shpall Konkursin plotësues për Pranim të Studentëve të Rinj — 01 Shtator 2026

Universiteti “Haxhi Zeka” (UHZ) njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se, me datën 01 Shtator 2026, do të shpallë zyrtarisht konkursin plotësues për pranim të studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027. Ky afat është përcaktuar në përputhje me pritjet për përfundimin e testit të maturës shtetërore.

Institucioni ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për të pritur brezin e ri të studentëve, duke siguruar kushte optimale akademike, infrastrukturore dhe administrative. Konkursit do t’i nënshtrohen gjithsej njëzet e një (21) programe studimi — tetë (9) në nivel bachelor dhe dymbëdhjetë (12) në nivel master — të shpërndara nëpër pesë fakultete të institucionit.

Ofertat akademike të UHZ-së mbulojnë fusha të rëndësishme të biznesit, turizmit dhe hotelerisë, drejtësisë, agrobiznesit dhe arteve — duke ofruar mundësi të gjera studimi dhe karriere profesionale për çdo student që dëshiron të ndërtojë të ardhmen e tij në Kosovë dhe rajon.

FAKULTETI I BIZNESIT

Menaxhim Biznesi Bachelor (Gjuhë shqipe · Specializimet: Banka dhe Financa; Administrim Biznesi) – do të pranohen 39 studentë rinj

Menaxhim Biznesi Bachelor (Gjuhë boshnjake · Specializimet: Banka dhe Financa; Administrim Biznesi) – do të pranohen 42 studentë rinj

Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi Bachelor – do të pranohen 49 studentë rinj

Menaxhim Biznesi Master (Gjuhë shqipe · Specializimet: Banka dhe Financa; Administrim Biznesi) – do të pranohen 94 studentë rinj

Menaxhim Biznesi Master (Gjuhë boshnjake · Specializimet: Banka dhe Financa; Administrim Biznesi) do të pranohen 17 studentë rinj

Menaxhim i Burimeve Njerëzore Master – do të pranohen 25 studentë rinj

Informatikë në Biznes Master – do të pranohen 17 studentë rinj

Menaxhim i Riskut dhe Sigurimet Master – do të pranohen 19 studentë rinj

FAKULTETI JURIDIK

Juridik i Përgjithshëm LLB – do të pranohen 6 studentë rinj

E Drejta Civile dhe Biznesore LLM – do të pranohen 4 studentë rinj

E Drejta dhe Siguria LLM – do të pranohen 18 studentë rinj

FAKULTETI I MENAXHIMIT NË TURIZËM, HOTELIERI DHE MJEDIS

Menaxhim në Turizëm dhe Hotelieri Bachelor gjuhë shqipe – do të pranohen 54 studentë rinj

Menaxhim në Turizëm dhe Hotelieri Bachelor gjuhë boshnjake – do të pranohen 11 studentë rinj

Menaxhment dhe Turizëm të Qëndrueshëm Master – do të pranohen 16 studentë rinj

Menaxhimi i Marketingut Turistik gjuhë shqipe Master – do të pranohen 23 studentë rinj

Menaxhimi i Marketingut Turistik gjuhë boshnjake Master – do të pranohen 14 studentë rinj

FAKULTETI I AGROBIZNESIT

Teknologji e Prodhimit Bimor Bachelor – do të pranohen 32 studentë rinj

Teknologji Ushqimore Bachelor – do të pranohen 26 studentë rinj

Ekologji e Aplikuar në Agrobiznes Bachelor – do të pranohen 36 studentë rinj

Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit Ushqimor Master – do të pranohen 20 studentë rinj

Menaxhim Mjedisi Master – do të pranohen 16 studentë rinj

FAKULTETI I ARTEVE

Art Performues Bachelor – do të pranohen 15 studentë rinj

Arti Muzikor Bachelor – do të pranohen 14 studentë rinj

Edukim Muzikor Master – do të pranohen 2 studentë rinj

Arti Muzikor Master – do të pranohen 10 studentë rinj

📋 Konkursi plotësues i plotë publikohet më 01 Shtator 2026 — Ndiqni faqen zyrtare!

Të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar ftohen të ndjekin me vëmendje kanalet zyrtare të komunikimit të UHZ-së për njoftimin e plotë të konkursit pas datës 01 Shtator 2026, ku do të publikohen kushtet e pranimit, kapacitetet pritëse për secilën program dhe procedurat e aplikimit.

Shko në krye