Universiteti “Haxhi Zeka” ka publikuar raportin e aktivitetit me temë “Universiteti si platformë për dialog ndërkulturor dhe bashkëjetesë në Kosovë”, i cili përmbledh diskutimet, rekomandimet dhe kontributin e pjesëmarrësve mbi rëndësinë e promovimit të dialogut, tolerancës dhe bashkëjetesës në shoqërinë kosovare.
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve, komunitetit akademik, organizatave të shoqërisë civile dhe studentë, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe fuqizimin e rolit të universitetit në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.
