Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, priti sot në takim
përfaqësuesit e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Pajtim Gashi Drejtor i Programit
, znj. Agnesa Fejzullahu Menaxhere e Programit dhe z. Egzon Ramadani Zyrtar i
Programit me të cilët diskutoi mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në organizimin e
Shkollës Verore për Gjininë, Ekonominë dhe Politikën (Gender, Economics and Politics
– GEP).
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Universitetit “Haxhi Zeka”
dhe NDI në organizimin e edicioneve të mëparshme të kësaj shkolle verore e cila ka
ofruar platformë të rëndësishme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve
dhe të rinjve të Kosovës.
Palët diskutuan mundësitë për organizimin e edicionit të ardhshëm të Shkollës Verore
GEP nga data 31 gusht – 4 shtator, 2026 duke theksuar rëndësinë e trajtimit të temave
që lidhen me barazinë gjinore, zhvillimin ekonomik, politikat publike, lidershipin dhe
pjesëmarrjen aktive të të rinjve në proceset demokratike.
Rektori Krasniqi shprehu gatishmërinë e Universitetit “Haxhi Zeka” për të vazhduar
partneritetin me NDI, duke theksuar se bashkëpunime të tilla kontribuojnë në
ndërkombëtarizimin e universitetit, fuqizimin e kompetencave të studentëve dhe
kontributin e UHZ për shoqërinë.
Në përfundim të takimit, të dyja palët u dakorduan të vazhdojnë koordinimin për hapat e
mëtejmë drejt organizimit të edicionit të ri të Shkollës Verore GEP, me synimin për të
ofruar edhe këtë vit një program cilësor dhe me ndikim për studentët dhe të rinjtë.