Universiteti “Haxhi Zeka” edhe për vitin 2025 pa asnjë vërejtje nga Zyra Kombëtare e Auditimit, duke konfirmuar edhe një herë transparencën, përgjegjshmërinë dhe menaxhimin e mirë të financave publike.
Raporti i auditimit vlerëson se pasqyrat financiare dhe proceset e menaxhimit financiar të universitetit janë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e kërkuara, pa evidentuar parregullsi apo mospërputhje.
Ky rezultat dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Universitetit “Haxhi Zeka” për qeverisje të mirë, llogaridhënie dhe përdorim të përgjegjshëm të fondeve publike.
Ky vlerësim pozitiv përbën një tjetër dëshmi të seriozitetit institucional dhe angazhimit të universitetit për të ruajtur standardet më të larta të menaxhimit financiar dhe administrativ.
