Washington State University ka përzgjedhur tri studente të Universitetit “Haxhi Zeka” – Alisa Berisha, Artiola Lajqi dhe Vanesa Millaku – për të marrë pjesë në mobilitetin virtual ndërkombëtar.
Studentet do të ndjekin kursin “International Relations & Global Leadership (IBUS 280)”, i cili zhvillohet nga 5 shkurt deri më 23 prill 2026.
Ky mobilitet realizohet me mbështetjen dhe mentorimin e Prof. Asoc. Dr. Enkeleda Lulaj, e cila ka kontribuar në përfshirjen dhe koordinimin akademik të studenteve në këtë program.
Programi ofron mundësi të vlefshme për zhvillim akademik dhe ndërkulturor, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar të universitetit.
