Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Studentët e Universitetit Haxhi Zeka përfundojnë me sukses punëtorinë e parë të projektit NAWA në Brno

Nga 16–20 shkurt 2026, nëntë studentë si dhe përfaqësues akademikë dhe administrativë nga Universiteti Haxhi Zeka morën pjesë në punëtorinë e parë në kuadër të projektit dyvjeçar NAWA – Kompetent Student – Experienced Graduate, e cila u mbajt në Brno, në Mendel University in Brno.

Gjatë këtij trajnimi intensiv, studentët ndoqën ligjërata dhe punëtori të fokusuara në qëndrueshmëri dhe ekonomi qarkore, duke fituar njohuri të avancuara dhe përvojë ndërkombëtare përmes bashkëpunimit me profesorë evropianë dhe studentë nga vende të ndryshme. Një komponent i rëndësishëm i programit ishte angazhimi i tyre në punë në grupe, ku zhvilluan ide dhe zgjidhje konkrete për sfidat aktuale në fushën e qëndrueshmërisë.

Në kuadër të projektit, studentët tanë do të bashkëpunojnë me kolegë nga Universitat de València, University of Opole, Universiteti Aleksandër Moisiu dhe Mendel University in Brno.

Në përfundim të punëtorisë, studentëve iu ndanë certifikata pjesëmarrjeje dhe fituan një kredi ECTS.

Projekti NAWA synon të forcojë kompetencat akademike dhe profesionale të studentëve, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut evropian të punës, si dhe duke rritur bashkëpunimin ndërkombëtar të universitetit.

UHZ vazhdon të mbështesë iniciativa që hapin horizonte të reja për studentët tanë dhe forcojnë pozitën tonë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Shko në krye