Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

NJOFTIM PËR STUDENTËT E FAKULTETIT JURIDIK

Të nderuar studentë, ky është një njoftim për të gjithë studentët e fakultetit juridik.

Ju njoftojmë se më 23 Tetor 2025, në ora 11:00, në Fakultetin Juridik – Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë, do të mbahet një takim informues me Gjykatën Speciale.

Qëllimi i takimit:

  • Prezantimi i strukturës, kompetencave dhe funksionimit të Gjykatës Speciale për Kosovën;
  • Informimi i studentëve mbi rastet dhe praktikat ligjore pranë kësaj gjykate;
  • Diskutim i hapur dhe pyetje interaktive me përfaqësues të gjykatës.

Ky takim synon t’u ofrojë studentëve njohuri praktike për të ardhmen e tyre profesionale në fushën e drejtësisë.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë studentët e Fakultetit Juridik.

Shko në krye