Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

RAPORT EKSKLUZIV: INSTITUTI PËR SHKENCË DHE ARTE NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” IDENTIFIKON SFIDAT DHE NEVOJAT KRITIKE TË INDUSTRISë Së AKOMODIMIT NË RAJONIN E DUKAGJINIT!

Raport Instituti Shkencë dhe Arte UHZ - Sfidat e Industrisë së Akomodimit në Dukagjin

Instituti për Shkencë dhe Arte në kuadër të Universitetit “Haxhi Zeka” publikon raportin ekskluziv hulumtues, i cili analizon gjendjen aktuale të industrisë së akomodimit në Rajonin e Dukagjinit, si dhe evidenton sfidat dhe nevojat më urgjente për zhvillim dhe përmirësim të sektorit.

Raporti ofron të dhëna të detajuara mbi:

  • Mungesën e trajnimeve profesionale dhe nevojën për ngritje të kapaciteteve njerëzore,
  • Investimet e domosdoshme në infrastrukturën hotelierike dhe shërbimet për vizitorët,
  • Mospërputhjet ndërmjet kërkesave të tregut dhe ofertës aktuale,
  • Potencialin e pashfrytëzuar të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat në zhvillimin e turizmit, etj.

🔍 Realizimi i këtij hulumtimi u mundësua në kuadër të skemës së grantëve “Programi i mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese për universitetet publike të Kosovës”, i financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) nëpërmjet projektit HEI’25 që financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe zbatohet nga dy organizata partnere:


📌Qendra për Arsimin e Kosovës (KEC), dhe
📌 Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)

📎 Raporti i plotë është i publikohet edhe në faqen zyrtare të Universitetit “Haxhi Zeka” – www.unhz.eu – dhe do të jetë i qasshëm për studiues, biznese, politikbërës dhe publikun e gjerë.

.

Go to Top
🎓Programet 2025/26