Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Kompania “Bakalli” nga Peja i bashkohet projektit MetaTech 4.0 të BE-së

Kompania metalo-përpunuese “Bakalli” nga Peja, e udhëhequr nga z. Flamur Bakalli, është bërë pjesë e projektit ndërkombëtar MetaTech 4.0, të financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus Plus. “Bakalli”, e specializuar në ndërtimin e urave çeliku dhe konstruksioneve metalike të përmasave të ndryshme, punëson 20 punëtorë dhe eksporton 60% të produkteve të saj në tregun e BE-së. Përfshirja e saj në këtë projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit midis industrisë dhe arsimit profesional në Kosovë. MetaTech 4.0 synon të fuqizojë kapacitetet dixhitale dhe inovative të kompanive të rajonit, duke lidhur ndërmarrjet me institucione si Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, një nga partnerët kyç të projektit. Ky bashkëpunim pritet të ndihmojë krijimin e një rrjeti ndërkombëtar të bashkëpunimit, në zhvillimin e trajnimeve moderne dhe në përgatitjen e fuqisë punëtore për sfidat e industrisë 4.0.

“Bakalli” Company from Peja Joins EU-Funded MetaTech 4.0 Project

The metal processing company “Bakalli” from Peja, led by Mr. Flamur Bakalli, has officially joined the international MetaTech 4.0 project, funded by the European Union through the Erasmus Plus programme. Specialized in the construction of steel bridges and large-scale metal structures, “Bakalli” employs 20 workers and exports 60% of its products to the EU market. Its inclusion in this project marks a significant step toward strengthening collaboration between industry and vocational education in Kosovo. MetaTech 4.0 aims to enhance the digital and innovative capacities of regional companies by connecting enterprises with institutions like Haxhi Zeka University in Peja, one of the project’s key partners. This cooperation is expected to support the creation of an international cooperation network, the development of modern training programs and better prepare the workforce for the challenges of Industry 4.0.

Go to Top
🎓Programet 2025/26