Katër anëtarë të stafit akademik të Universitetit “Haxhi Zeka” po marrin pjesë në trajnimin që po zhvillohet në Universitetin e Vaasas në Finlandë, në kuadër të projektit GreenWB. Trajnimi është organizuar nga data 26 deri më 30 maj 2025 dhe përfshin një sërë aktivitetesh, ligjëratash, punëtorish dhe vizitash në institucione dhe kompani që operojnë në fushën e inovacionit, qëndrueshmërisë dhe teknologjisë.
Gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit janë duke ndjekur sesione mbi shkathtësitë e gjelbra, zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin mes universiteteve dhe ndërmarrjeve, duke u trajnuar në punëtori për zhvillimin e portofolit të shërbimeve dhe produkteve për Living Labs, si dhe duke marrë pjesë në vizita në qendrat e njohura si Technobothnia dhe VEBIC.
Një pjesë e rëndësishme e trajnimit është edhe takimi i konsorciumit të projektit, ku po diskutohet mbi progresin e realizuar dhe hapat e ardhshëm për të siguruar bashkëpunim të suksesshëm mes institucioneve të arsimit të lartë dhe bizneseve.
Në këtë takim, stafi i UHZ-së prezantoi laboratorin e gjelbër që është themeluar në kuadër të projektit GreenWB, si dhe diskutoi për ecurinë e mirë të UHZ-së drejt ndërtimit të inkubatorit të gjelbër si pjesë e Qendrës së Inovacionit, me përkrahjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Komunës së Pejës.
Vizita dhe trajnimet në Universitetin e Vaasas po kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve të stafit akademik dhe zhvillimin e kompetencave të nevojshme për të mbështetur inovacionin dhe ndërmarrësinë në Universitetin “Haxhi Zeka”, në harmoni me qëllimet kryesore të projektit GreenWB për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal dhe bashkëpunimin universitar-industrial.
Projekti GreenWB financohet nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe ka si qëllim kryesor krijimin e lidhjeve të qëndrueshme dhe të strukturuara ndërmjet universiteteve dhe bizneseve, si dhe fuqizimin e aftësive ndërmarrëse të studentëve dhe stafit akademik në fushën e inovacionit të gjelbër dhe qëndrueshmërisë.
UHZ Academic Staff Enhance Skills in Innovation and Sustainability at Training Week in Vaasa, Finland
Four academic staff members from the “Haxhi Zeka” University are attending a training program at the University of Vaasa in Finland, as part of the GreenWB project. The training is taking place from May 26 to 30, 2025, and includes a variety of activities, lectures, workshops, and visits to institutions and companies operating in the fields of innovation, sustainability, and technology.
During these days, participants are engaging in sessions on green skills, sustainable development, and cooperation between universities and enterprises. They are also participating in workshops focused on developing service and product portfolios for Living Labs, along with visits to renowned centers such as Technobothnia and VEBIC.
A significant part of the training includes the consortium meeting, where participants are discussing the project’s progress and future steps to ensure successful collaboration between higher education institutions and businesses.
During this meeting, the UHZ staff presented the Green Lab established under the GreenWB project and discussed the positive progress of UHZ towards building a Green Incubator as part of the Innovation Center, supported by the Ministry of Industry, Entrepreneurship and Trade, as well as the Municipality of Peja.
The visit and training at the University of Vaasa are contributing to enhancing the capacities of academic staff and developing the competencies necessary to support innovation and entrepreneurship at “Haxhi Zeka” University, aligning with the primary goals of the GreenWB project, namely regional sustainable development and university-industry collaboration.
The GreenWB project is funded by the European Union’s Erasmus+ program and aims to create sustainable and structured links between universities and businesses, as well as to empower entrepreneurial skills among students and academic staff in the field of green innovation and sustainability.




