Profesorët e Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. dr. Edmond Beqiri dhe Prof. dr. Driton Sylqa, kanë realizuar një vizitë zyrtare në kompanitë “Trametal” dhe “Arian-Arianit” në Pejë në kuadër të projektit “MetaTech 4.0”. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus Plus.
Arian-Arianit është e specializuar në përpunimin e llamarinës dhe montimin e produkteve sipas kërkesave të klientëve, duke ofruar zgjidhje të personalizuara për sektorë të ndryshëm të industrisë. Me pajisje moderne dhe staf të përgatitur, “Arian Arianit” ka ndërtuar një profil të besueshëm në tregun local dhe rajonal. Gjersa, “Tra Metal” është një ndërmarrje e dalluar në fushën e përpunimit të metaleve, e njohur për përdorimin e teknologjive të avancuara si CNC, prerje me lazer, dhe pajisje tjera moderne që e rendisin në mesin e kompanive më inovative në këtë sektor në Kosovë. Me qasje të orientuar drejt cilësisë, kompania ofron shërbime të specializuara për klientë ndërkombëtarë.
Qëllimi i vizitave ishte forcimi i lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe industrisë, në mënyrë që programet e trajnimit dhe zhvillimit profesional të jenë më afër nevojave të tregut të punës. Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunim në organizimin e trajnimeve profesionale, shkëmbimin e përvojës teknike si dhe mbështetjen në dixhitalizimin e proceseve të prodhimit, të cilat janë edhe objektivat kryesore të projektit. UHZ vazhdon të angazhohet për bashkëpunim me bizneset vendore në përputhje me prioritetet e projektit në fjalë që janë edhe elementë bazik të strategjisë vepruese të saj.
UHZ Strengthens the Bridge of Cooperation with Metal Processing Companies
Professors from “Haxhi Zeka” University, Prof. Dr. Edmond Beqiri and Prof. Dr. Driton Sylqa, carried out official visits to the companies “Trametal” and “Arian-Arianit” in Peja, within the framework of the “MetaTech 4.0” project, which is funded by the European Union through the Erasmus Plus program.
“Arian-Arianit” specializes in sheet metal processing and the assembly of products according to client requirements, offering customized solutions for various industrial sectors. Equipped with modern machinery and a well-trained staff, “Arian-Arianit” has established a reliable profile in the local and regional markets. Meanwhile, “Trametal” is a distinguished company in the field of metal processing, known for utilizing advanced technologies such as CNC, laser cutting, and other modern equipment, placing it among the most innovative companies in this sector in Kosovo. With a quality-driven approach, the company provides specialized services for international clients.
The purpose of the visits was to strengthen the link between higher education and industry, ensuring that training and professional development programs are aligned more closely with labor market needs. During the meeting, discussions were held on collaboration in organizing professional training, sharing technical experience, and supporting the digitalization of production processes—key objectives of the project. UHZ remains committed to cooperation with local businesses in line with the project’s priorities, which also represent core elements of the university’s operational strategy.



