Më 22 maj 2025, në Universitetin e Lubjanës, Slloveni, profesorët e Fakultetit të Biznesit të Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Assoc. Dr. Fisnik Morina dhe Prof. Ass. Dr. Elvis Elezaj, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare EECME 2025 me temë: “Rethinking Growth – Strategies for Resilient Economies in Globalized World”.
Ata prezantuan punimin shkencor “The Role of Strategic Financial Management in Driving Sustainable Growth in a Green Economy”, duke analizuar tre raste evropiane dhe rajonale që lidhin menaxhimin financiar strategjik me zhvillimin e qëndrueshëm.
Ky kontribut pasqyron angazhimin e Fakultetit për hulumtime me ndikim dhe përparim në fushën e ekonomisë së gjelbër.
📎 Linku i konferencës
📄 Programi i konferencës
📘 Libri i abstrakteve