Të dashur studentë, staf akademik dhe administrativ të Universitetit “Haxhi Zeka”,
Në këtë prag të ndërrimit të moteve, ju përcjellim urimet tona më të përzemërta për Vitin e Ri 2025!
Le të jetë ky vit i mbushur me suksese në studime, punë dhe projekte, me shëndet të mirë, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja. Së bashku, le të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për universitetin dhe komunitetin tonë.
Faleminderit për përkushtimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë gjithë vitit që po lëmë pas.
Gëzuar Vitin e Ri 2025!