Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Takim midis Universitetit Haxhi Zeka dhe Bankës Kombëtare Tregtare

Prorektori i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ), Prof. dr. Edmond Beqiri së bashku me Ud. Sekretaren e Përgjithshme, Tirana Baftiu Hasani, dhe përfaqësues të tjerë të UHZ-së, pritën në  takim përfaqësues të Bankës Kombëtare Tregtare në Pejë (BKT).

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe hulumtimi i mundësive për një marrëveshje bashkëpunimi. Përfaqësuesit e BKT-së prezantuan ofertat dhe mundësitë e tyre në fushën e bashkëpunimit, duke u fokusuar në përfitimet që mund të ofrojnë për punonjësit dhe studentët e UHZ-së.

Përveç ofertave të tyre, përfaqësuesit e BKT-së paraqitën disa bonusë tërheqës për klientët e tyre të rinj. Ku përfshihen llogari pa pagesë dhe pa kosto të mirëmbajtjes mujore,  mundësi për marrjen e kredive deri ne 2000€ me një normë interesi prej 0%. Përfitime të pagesave në terminalët POS, si dhe shumë transaksione tjera. 

Po ashtu, hapja e llogarive pa pagesë për studentët e UHZ-së dhe mbajtja e tyre pa asnjë kostë deri në moshën 23 vjeç.

Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis institucionit të arsimit të lartë dhe një institucioni financiar të rëndësishëm si BKT, duke hapur rrugën për një bashkëpunim të frytshëm dhe të përparuar në të ardhmen.

Go to Top
🎓Programet 2025/26