Mbledhja konstituive e Parlamentit Studentor UHZ u organizua më 29.06.2023 në ambientet e Universitetit ‘Haxhi Zeka’, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha fakultetet, për të zgjedhur drejtuesit e rinj dhe për të përcaktuar planin e punës për mandatin e ardhshëm.
Në mbledhjen konstituive të Parlamentit Studentor pas marrjes dhe verifikimit të mandateve, Parlamenti Studentor me shumicë votash zgjodhi për kryetar Ardi Zenelaj, në pozitën e sekretarit u zgjodh Xhafer Ademaj dhe nënkryetar u zgjedhën Muamel Dupljak dhe Jonida Lajqi.
Komisioni Qendror Zgjedhor i UHZ, i dëshiron suksese dhe punë të mbarë udhëheqësisë së Parlamentit Studentor të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë.



