Pjesëmarrja e përfaqësuesve të UHZ në seminarin e Kontaktit me IAL të Holandës u mbajt më 21-23 Qeshor 2023 në Tiranë, dhe shërbeu për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional midis Universitetit ‘Haxhi Zeka’ dhe institucioneve të arsimit të lartë holandez.
Përfaqësuesit e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) kanë marrë pjesë në seminarin e kontaktit te organizuar nga zyra holandeze e ERASMUS +.
Seminari është mbajtur në Tiranë me datat 21 deri më 23 Qershor 2023. Pjesëmarrës në seminar ishin mbi 30 universitete nga Ballkani Perëndimor dhe Holanda. Qëllimi i seminarit është rrjetëzimi dhe identifkimi i bashkëpunimeve të mundëshme me Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) holandeze. Si edhe shkëmbimi i studentëve dhe personelit akademik.
UHZ ka mbajtur një sërë takimesh bilaterale me Universitetet holandeze me qëllim të identifikimit të bashkëpunimeve te mundshme ndërinstitucionale.


