Rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi priti sot në takim përfaqësues të IMB nga Shqipëria. IMB ëshët një institucion kredibil në Shqipëri në ofrimin e shërbimeve të programit AlphaWeb Business. Në këtë takim u diskutua mbi ofrimin e paketës ‘Alpha Mësimor” falas për mësimdhënësit dhe studentët të cilët janë të interesuar për të përfituar dhe pwr t’u certifikuar nga ky program.
Aftësimi i studentëve për tregun e punës është objektivi kryesor i UHZ-së dhe rektori Krasniqi falenderoj përfaqësuesit e Institutit të Modelimeve në Biznes për gadishmërinë dhe profesoreshën e UHZ-së Vlora Berisha për identifikimin e partnerëve të rëndësishëm të cilët ndihmojnë në arritjen e objektivave të UHZ-së.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/06/DSC00915-scaled.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/06/DSC00918-scaled.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/06/DSC00920-scaled.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/06/DSC00922-scaled.jpg)