fbpx
Vizitë në Fabrikën e Miellit M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit

Vizitë në Fabrikën e Miellit M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit

50 studentë të Fakultetit të AgrobiznesitUniversitetit Haxhi Zeka në Pejë me dekanin Prof.asoc.dr Nexhdet Shala zhvilluan vizitë studimore në fabrikën e miellit M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit.

Ata u shoqëruan edhe nga prodekani i kësaj njësie akademike, drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës dhe dy asistentë.

Qëllimi i vizitës ishte që studentët e drejtimit Teknologji Ushqimore të njihen për së afërmi me procesin e prodhimit të miellit. Po ashtu edhe të nënprodukteve dhe ushqimit të kafshëve.

M&Sillosi është kompani lider në rajon për këto lloje të prodhimeve. Dekani Shala i falenderoi menaxhmentin e fabrikës për mundësinë e vizitës. Ai u shpreh që vizitat studimore dhe praktika profesionale janë shumë të rëndësishme për ngritjen e studentëve në karrierë.

Vizita të tilla planifikohen të organizohen nga ZZHK edhe në të ardhmen me studentët e të gjitha njësive akademike.

Translate »