fbpx
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Kolegjit AAB.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Kolegjit AAB.

Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi dhe Koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar prof.ass.dr. Alma Shehu vizituan kolegjin AAB në Prishtinë ku u pritën nga rektori i kolegjit AAB, Prof.Bujar Demjaha dhe pro rektorja për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Prof.Venera LLunji.

Krerët e dy institucioneve nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit e cila ka në fokus të saj aktivitete akademike, shkencore, kulturore dhe aplikimin në projekte të përbashkëta ndërkombëtare. Ata u zotuan në implementim të të gjitha pikave të marrëveshjes. UHZ-ja është e vendosur të thellojë bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve institucionale si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Translate »