fbpx
Njoftim për regjistrimin e studentëve të rinj

Njoftim për regjistrimin e studentëve të rinj

Njoftohen kanditatët e pranuar në Fakultetin e Biznesit dhe Fakultetin e Menaxhim në Turizëm,
Hotelieri dhe Mjedis se procedura për regjistrim do të bëhet në Fakultetin Juridik nga data
07.10.2020 deri me datë 08.10.2020, duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 15:00.
Ndërsa kandidatët e pranuar në Fakultetin Juridik, Fakultetin e Agrobiznesit dhe Arteve,
procedura për regjistrim do të bëhet në Fakultetin Juridik nga data 09.10.2020 deri me datë
10.10.2020, duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 15:00
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
b) Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave
për dokumente personale.
c) Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin “Haxhi
Zeka” në Pejë, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
d) Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës,
do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime
me korrespondencë.
Gjatë prezencës tuaj brenda hapësirave të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, është obligative
mbajtja e maskës dhe distancës së nevojshme, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

Translate »