Thirrje për Shprehjen e Interesit për Monitorim të Zgjedhjeve në Universitetin Haxhi Zeka
Komisioni Qendror Zgjedhor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në bazë të nenit 24 paragrafi 2 të Rregullores nr. 911, datë 02.05.2023 për Rregullat dhe Procedurat për Zgjedhjet e Përgjithshme të Personelit Akademik dhe Jo akademik, shpall:
THIRRJE
për shprehjen e interesit për monitorim – vëzhgim të zgjedhjeve të përgjithshme në Universitetin “Haxhi Zeka”, të cilat do të mbahen më datë 12.06.2025, me vendimin nr. 1180/25 të Komisionit Drejtues të UHZ-së.
Ftohen të gjitha institucionet, organizatat dhe palët e tjera të interesuara që të shprehin interesin e tyre për të monitoruar gjithë procesin e zgjedhjeve.
Kërkesat për aplikim:
Aplikimet duhet të dorëzohen në formë të shkruar në arkivin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe duhet të përmbajnë:
- Emrin e institucionit;
- Dëshminë që është person juridik;
- Emrin dhe mbiemrin e personit të autorizuar për monitorim;
- Numrin kontaktues dhe adresën e email-it.
Afati i fundit për dorëzim: 09.06.2025
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është i përkushtuar për organizimin e një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe korrekt.
Ju mirëpresim për bashkëpunim dhe pjesëmarrje aktive!