Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” BËN PËRGATITJET E FUNDIT PËR ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË DHËNIES SË TITULLIT “DOCTOR HONORIS CAUSA” R.E.S MONS. VINCENZO PAGLIA

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë do të nderojë R.E.S. Mons. Vincenzo Paglia me titullin akademik “Doctor Honoris Causa” në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e arsimit, të drejtave të njeriut dhe dialogut ndërfetar. 

Emërimi i tij “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” është një shprehje e thellë mirënjohjeje për përpjekjet e tij të pandërprera për përmirësimin e arsimit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe promovimin e lirisë në rajon e më gjerë. Ky nderim njeh angazhimin e tij të palodhshëm në krijimin e mundësive për zhvillimin e një shoqërie më të drejtë dhe të ndërgjegjshme, ku çdo individ ka mundësinë të shprehë potencialin e tij pa diskriminim. Ai ka qenë dhe është mbështetës i vazhdueshëm i paqes, duke kontribuar në zhvillimin e kulturës së tolerancës dhe respektit për diversitetin.

Ceremonia solemne do të mbahet më 2 prill, 2025 në Hotel Dukagjini, ora 12;00 Pejë, me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura akademike, përfaqësuesve institucionalë dhe figurave të rëndësishme nga fusha e arsimit dhe diplomacisë. Rektori i këtij institucioni prof.dr. Armand Krasniqi thekson se: “Dorëzimi i titullit përfaqëson një moment historik që bashkon traditat akademike me përpjekjet për paqe dhe përmirësim social në një nga rajonet më të ndjeshme të Ballkanit, duke dëshmuar angazhimin e universitetit “Haxhi Zeka” për vlera humane” 

Go to Top