Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

DataSphere: A Comprehensive Database of Economic, Structural, and Social Indicators in Kosovo

Të dashur studentë, 👩‍🎓👨‍🎓

Me kënaqësi ju njoftojmë se realizimi i projektit i iniciuar nga Fakulteti i Ekonomisë (UP) dhe Fakulteti i Biznesit (UHZ) “DataSphere: A Comprehensive Database of Economic, Structural, and Social Indicators in Kosovo”, ka marrë mbështetje nga #KUSA 🇺🇸 dhe #AmbasadaAmerikane.

Staf kyç në projekt: 

Prof. Ass. Dr. Albulena Shala

Prof. Asoc. Dr. Vlora Berisha Dranqolli

Pse është i rëndësishëm ky projekt?

Baza e të dhënave do të përfshijë tregues të ndryshëm ekonomik, strukturor dhe social për Kosovën. 📈

Do të jetë me akses të hapur për të gjithë studentët (BA, MA, PhD), profesorët, hulumtuesit, politikë bërësit dhe bizneset në Kosovë. 🔍

Duke centralizuar tregues të ndryshëm, data baza rrit ndjeshëm aftësinë e studentëve për të aksesuar të dhëna të besueshme dhe cilësinë për tezë dhe punime të diplomës. 🎓

Mësimdhënësve do t’u mundësohet të zhvillojnë ushtrime praktike me studentët, projekte dhe kërkime shkencore. 🧑‍🏫📚

Do të shërbejë si burim i rëndësishëm për industrinë, duke ofruar informacion mbi trendet dhe zhvillimet kryesore në Kosovë. 🏢📈

Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për #KUSA dhe #AmbasadënAmerikane, si dhe për mbështetjen e rektorëve të Universiteteve tona, Prof. Dr. Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Prof. Dr. Armand Krasniqi (Universiteti Haxhi Zeka- Pejë), së bashku me të gjithë drejtuesit e institucioneve që na kanë mbështetur në këtë iniciativë të rëndësishme:

🔢 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

📉 Oda Ekonomike e Kosovës

🏦 Zyra e Statistikave e BQK

📊 Instituti “UPCO Cluster”

Go to Top