Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka kënaqësinë të prezantojë Buletinin Special kushtuar personaliteteve të shquara që janë nderuar ndër vite me titullin më të lartë akademik “Doctor Honoris Causa”. Ky botim përmbledh kontributet e jashtëzakonshme të figurave nga fusha të ndryshme si diplomacia, shkenca, kultura dhe humanizmi, të cilët kanë ndikuar thellësisht në zhvillimin e shoqërisë dhe në përkrahjen e Kosovës.
Buletini vlerëson personalitete të njohura ndërkombëtare si Ambasadorja Rosemary A. DiCarlo, Ambasadorja Mania Feilcke-Dierck, Gjeneral Major Timothy E. Orr, Akademik Muhamedin Kullashi, Ambasadori William G. Walker dhe Imzot Vincenzo Paglia, duke pasqyruar vlerësimin institucional dhe mirënjohjen e thellë për veprën dhe angazhimin e tyre.