Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Drejtor i zyrës – Qendra e Ekselencës

Prof. ass. Dr. Leonita Mazrekaj është Drejtoreshë e Qendrës për Ekselencë në Universitetin “Haxhi Zeka”, ku udhëheq iniciativa për zhvillimin profesional të stafit akademik, avancimin e cilësisë në mësimdhënie dhe promovimin e praktikave inovative në arsimin e lartë. Ajo është Doktore e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Grazit dhe studiuese postdoktorale në Universitetin e Vjenës. Përvoja e saj përfshin mësimdhënie universitare, kërkim shkencor, menaxhim projektesh ndërkombëtare dhe bashkëpunim me institucione prestigjioze akademike në Evropë. Fushat e saj të interesit përfshijnë ekonominë, ndërmarrësinë, metodologjinë e kërkimit shkencor, zhvillimin e arsimit të lartë dhe inovacionin në mësimdhënie.

Shko në krye