Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

LAJM | Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet UHZ dhe OSBEST

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, i përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Armand Krasniqi, dhe Organization for Support of Business Education, Science and Technology – OSBEST, e përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Ngadhnim Dujaka, sot kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të krijimit të një partneriteti afatgjatë dhe të qëndrueshëm në fushën e bashkëpunimit akademik, shkencor, zhvillimor dhe profesional.

Përmes këtij memorandumi, palët zotohen të angazhohen në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve aktuale dhe të ardhshme, me fokus në arritjen e objektivave të përbashkëta në fushat që përfshijnë:
— shkëmbimin e eksperiencave profesionale dhe akademike;
— shkëmbimin e informacionit dhe burimeve relevante;
— angazhimin e ekipeve të përbashkëta të ekspertëve;
— mbështetjen logjistike dhe teknike;
— koordinimin e ideve dhe iniciativave me interes të ndërsjellë.

Për UHZ-në, ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile, si dhe një mundësi strategjike për avancimin e rolit të Zyrës së Karrierës, e cila mbetet një ndër mekanizmat kyç në përgatitjen e studentëve për tregun e punës. Ky partneritet pritet të kontribuojë dukshëm në zhvillimin dhe integrimin e shkathtësive të buta (soft skills) të studentëve brenda programeve të tyre studimore, duke rritur kështu nivelin e punësueshmërisë dhe profesionalizmit praktik të tyre.

🤝 Ky bashkëpunim mbështet vizionin e UHZ-së për të qenë institucion modern, i hapur ndaj partneriteteve zhvillimore dhe i orientuar drejt rezultateve konkrete në të mirë të shoqërisë dhe tregut të punës.

Shko në krye