Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është pjesë e projektit ndërkombëtar METATECH 4.0, i cili synon zhvillimin e kapaciteteve në fushën e teknologjive moderne metalike dhe trajnimeve profesionale (VET) në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.
Në kuadër të këtij projekti, është zhvilluar dhe përmirësuar platforma E-learning e METATECH 4.0, e cila shërben për trajnimin dhe zhvillimin e njohurive të ekspertëve, edukatorëve profesionalë dhe profesionistëve të sektorit të metalurgjisë dhe teknologjisë.
🔗 Platformën mund ta vizitoni në:
👉 http://metatech40learning.com/
Universiteti “Haxhi Zeka” fton stafin akademik, studentët dhe publikun e gjerë të eksplorojnë këtë platformë dhe të ndjekin faqet zyrtare të projektit në rrjetet sociale për të qëndruar të informuar me aktivitetet dhe rezultatet e tij:
📘 Facebook: METATECH 4.0
🐦 X (Twitter): @metatech4_0
📸 Instagram: metatech4.0
Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe realizohet në bashkëpunim me partnerë nga Polonia, Gjermania dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
