Kapërce te përmbajtja Kapërce te shiriti anësor Kapërce te fundi i faqes

Partnerët e projektit MUSH LINK zhvillojnë vizitë studimore dhe takim vlerësimi në Greqi

Në datat 31 tetor – 2 nëntor 2025, përfaqësues Universitetit “Haxhi Zeka” morën pjesë në një vizitë studimore në Paralio Astros, Greqi, në kuadër të projektit “MUSH LINK – Promoting Mushroom Farming in Western Balkan through strengthening linkages between VET providers and the business sector”.
Ky projekt ka për qëllim nxitjen e kultivimit të kërpudhave si një mundësi e re zhvillimi ekonomik për zonat rurale, përmes forcimit të lidhjeve ndërmjet institucioneve të arsimit profesional dhe sektorit të biznesit.

Qëllimi i vizitës ishte zhvillimi i takimit të vlerësimit të implementimit të projektit gjatë vitit të parë, ku partnerët diskutuan mbi përparimin e arritur, sfidat e hasura dhe rezultatet konkrete në përmbushjen e objektivave të projektit. Secili partner prezantoi kontributin e tij në zhvillimin e komponentëve kryesorë dhe ndau përvoja të vlefshme për përmirësimin e fazave të ardhshme të punës.

Në kuadër të aktiviteteve të ardhshme të projektit, u diskutuan drejtimet strategjike për fazat pasuese të punës, përfshirë zhvillimin e Kornizës për Ndërtimin e Kapaciteteve, përgatitjen e paketës së mjeteve (Toolkit) dhe organizimin e aktiviteteve lokale që do të mbështesin transferimin e njohurive dhe përfshirjen e komuniteteve rurale.
Gjithashtu, u prezantuan planet për krijimin e një platforme e-learning dhe kanalit zyrtar në YouTube, që do të shërbejnë si hapësira digjitale për ndarjen e materialeve edukative, trajnimeve dhe praktikave të mira në kultivimin e kërpudhave.

Një pjesë e rëndësishme e programit iu kushtua bashkëpunimit me aktorë akademikë, nëpërmjet sinergjive me projektin SUS-FUT të Athena Research Centre, Diskutimet u fokusuan në arsimimin për qëndrueshmëri dhe krijimin e vendeve të punës në zonat rurale.

Një moment i veçantë i vizitës ishte takimi në Thyrea Community Bio Fab Lab, ku lehtësuesit Dr. Priniotakis George dhe z. Nikitas Gerodimos prezantuan aktivitetet inovative të laboratorit në fushën e bio-teknologjisë dhe zhvillimit rural.
Gjithashtu, z. Lambros Karangellis, themelues dhe pronar i Harmafood, ndau përvojën e tij personale dhe sfidat e hasura në kultivimin dhe përpunimin e kërpudhave, duke ofruar shembuj praktikë të lidhjes së suksesshme midis inovacionit dhe sipërmarrjes bujqësore.

Vizita u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash, rrjetëzim dhe forcim të bashkëpunimit rajonal, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe arsimor në zonat rurale të Ballkanit Perëndimor, si dhe nëidentifikimin e projekteve të reja të përbashkëta në të ardhmen që do të mbështesin më tej zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

MUSH LINK Project Partners Conduct Study Visit and Evaluation Meeting in Greece

From October 31 to November 2, 2025, representatives from University “Haxhi Zeka” participated in a study visit in Paralio Astros, Greece, within the framework of the project “MUSH LINK – Promoting Mushroom Farming in the Western Balkans through Strengthening Linkages between VET Providers and the Business Sector.”

The project aims to promote mushroom cultivation as a new economic development opportunity for rural areas by strengthening the links between vocational education institutions and the business sector.

The purpose of the visit was to hold an evaluation meeting on the implementation of the project during its first year, where partners discussed the progress achieved, challenges faced, and concrete results in meeting the project’s objectives. Each partner presented their contribution to the development of key project components and shared valuable experiences to improve the upcoming phases of work.

As part of the project’s upcoming activities, strategic directions for the next phases were discussed, including the development of a Capacity Building Framework, preparation of the Toolkit, and organization of local activities to support knowledge transfer and the engagement of rural communities.

Plans for the creation of an e-learning platform and an official YouTube channel were also presented, which will serve as digital spaces for sharing educational materials, trainings, and best practices in mushroom cultivation.

An important part of the program was collaboration with academic stakeholders, through synergies with the SUS-FUT project of the Athena Research Centre. Discussions focused on education for sustainability and job creation in rural areas.

A special highlight of the visit was the meeting at the Thyrea Community Bio Fab Lab, where facilitators Dr. Priniotakis George and Mr. Nikitas Gerodimos presented the lab’s innovative activities in biotechnology and rural development.

Additionally, Mr. Lambros Karangellis, founder and owner of Harmafood, shared his personal experience and challenges in mushroom cultivation and processing, providing practical examples of the successful link between innovation and agricultural entrepreneurship.

The visit was evaluated as an important opportunity for experience sharing, networking, and strengthening regional cooperation, contributing to sustainable economic and educational development in rural areas of the Western Balkans, as well as the identification of new joint projects for the future to further support development and international collaboration.

Shko në krye