Instituti për Shkencë dhe Art në Universitetin “Haxhi Zeka” ka përgatitur raportin e tij të dytë
preliminar për identifikimin e nevojave në sektorët e kulturës, artit dhe muzikës. Ky
hulumtim ka si qëllim të identifikojë nevojat e institucioneve, organizatave dhe bizneseve
publike dhe private që janë të lidhura me interesat dhe kërkesat e Universitetit “Haxhi Zeka” dhe
tregut të punës. Nëpërmjet këtij studimi, janë identifikuar sfidat dhe nevojat esenciale që
kërkojnë vëmendje të veçantë nga institucionet dhe sektori privat.
Ky raporti, padyshim do të shërbej si një udhërrëfyes strategjik për autoritetet qendrore dhe
lokale, duke ofruar udhëzime për hartimin dhe implementimin e politikave më efikase për
mbështetje të këtyre veprimtarive.