Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Takim pune për hartimin e rregullores së performancës për vlerësimin të personelit akademik në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në kuadër të përpjekjeve të tij për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit dhe për të siguruar standarde të larta profesionale, organizoi sot takimi e parë të fokusuar në zhvillimin e rregullores për vlerësimin e performancës së personelit akademik, aktivitet i cili përkrahet nga programi Arsimi i Lartë dhe Kërkimi i Qëndrueshëm në Kosovë – SHER.

Ky takim, i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të procesit të vlerësimit, nisi me një hapje zyrtare, pasuar nga një prezantim iniciues mbi zhvillimin e rregullores, përgatitur dhe prezantuar nga eksperti i programit. Gjatë diskutimit, u ofruan mendime të vlefshme dhe u shkëmbyen ide për të siguruar një dokument të plotë, gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm.

🔑 Pikat kryesore të takimit:

  • Hapja e takimit dhe prezantimi i objektivave.
  • Diskutimi i hapur mbi aspektet thelbësore të vlerësimit të performancës së stafit.
  • Planifikimi i hapave të ardhshëm dhe përcaktimi i metodologjisë për finalizimin e rregullores.

Takimi përfundoi me angazhimin për të vazhduar punën bashkërisht në përmirësimin e standardeve të performancës, duke reflektuar përkushtimin e Universitetit “Haxhi Zeka” për zhvillimin profesional të personelit të tij dhe për avancimin e arsimit të lartë në Kosovë.

#UniversitetiHaxhiZeka #SHER #PerformancaAkademike #ZhvillimProfesional #ArsimCilësor

Leave a comment

Go to Top
🎓Programet 2025/26