fbpx
Zyra për Zhvillimin e karrierës, me datë 25 shtator 2024, ka vendosur këndët e karrirës në pesë njësitëakademike të UHZ-së.

Ky hap është ndërmarrë me qëllim të njoftimit sa më të mirë dhe në kohë reale të studentëve të UHZ-
së, për shërbimet e sajë dhe të gjitha mundësitë për punë dhe praktikë që ofrohen përmes zyrës,.
Këndët e karrierës janë donacion i Elkos Group dhe janë realizuar kohë më parë, si mbështetje dhe në
shenjë të bashkëpunimit shumë të mirë me ZZHK-së.
Ftojmë të gjithë studentët që ti vizitojnë këndet e karrierës në fakultet përkatëse, me qëllim që të
marrin informacionet që zyra e karrierës i shpërndanë për ta.
Gjithashtu, si zyrë do të vazhdojmë të ofrojmë njoftimet edhe përmes web faqes së UHZ-së, dhe përmes
faceebook dhe Instagram të zyrës.
Me këtë rast falënderojmë Elkos Group, përkatësisht znj. Zana Kastrati, për angazhimin e saj përsonal
në sigurimin e këndëve dhe për bashkëpunimin në përgjithësi.

Translate »