fbpx
KONFERENCA E KOSOVËS PERËNDIMORE E ORGANIZUAR NGA KOMANDA RAJONALE PERËNDIM E KFOR-IT

KONFERENCA E KOSOVËS PERËNDIMORE E ORGANIZUAR NGA KOMANDA RAJONALE PERËNDIM E KFOR-IT

Javën e kaluar Komanda Rajonale Perëndim – KFOR organizoi “Konferencën e Kosovës Perëndimore”. Qëllimi i konferencës ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet tre universiteteve publike në rajonin perëndimor të Kosovës: universiteti “Haxhi Zeka” – Pejë, universiteti “Fehmi Agani” – Gjakovë dhe Universiteti “Ukshin Hoti”- Prizren. Pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit janë edhe pesëmbëdhjetë komunatat e Kosovës perëndimore. Objektivi kryesor i palëve nënshkruese të marrëveshjes është rritja e ndërgjegjësimit, zbatimi dhe kultivimi i një programi të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, i cili, përmes zbatimit të burimeve njerëzore, iniciativave kërkimore dhe inovative, do të përmirësojë turizmin në Kosovën Perëndimore me një vizion të përbashkët.

Në këtë konferencë universiteti “Haxhi Zeka” u përfaqësua nga rektori, prof.dr. Armand Krasniqi, prorektorja për mësim, cështje studentore dhe kërkime shkencore, prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj dhe prorektorja për buxhet, financa dhe infrastrukturë, prof.ass. dr. Vjosa Hajdari.

Të pranishmë në konferencë ishin ambasadori i Italisë në Kosovë, z. De Riu, komandanti i KRP-KFOR, Col. Ferrara, rektorë dhe prorektorë të universitetit “Fehmi Agani” dhe universitetit “Ukshin Hoti”, përfaqësues të KFOR, shoqërisë civile dhe media. Konferenca nxorri në pah dhe promovoi atë që është arritur dhe implementuar nga KRP – KFOR udhëhequr nga NATO në këtë fushë dhe rezultatet e arritura. Palët gjatë punimeve të konferencës u zotuan të bashkëpunojnë në projekte për zhvillimin e turizmit në rajonin perëndimor.

Translate »