fbpx
Vizitë e prof. Curtis Youngs në universitetin “Haxhi Zeka” në kuadër të projektit “Partneriteti me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”

Vizitë e prof. Curtis Youngs në universitetin “Haxhi Zeka” në kuadër të projektit “Partneriteti me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”

Në kuadër të projektit “Partneriteti me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë” të mbështetur nga USAID, dje, më 26.03.2024, një delegacion i udhëhequr nga prof. dr. Curtis Youngs ishte në vizitë pune në UHZ. Delegacioni u prit nga menaxhmenti i lartë i UHZ-së, nën drejtimin e Rektorit, prof. dr. Armand Krasniqi.

Rektori Krasniqi prezantoi të arritura e universiteti gjatë vitit 2023/24 duke vënë theksin në funksionalizimin e Institutit për Shkencë dhe Arte, hartëzimin e bizneseve të rajonit të Dukagjinit i cili do shërbejë si koordinatë e rëndësishme për zhvillimin e universitetit “Haxhi Zeka” dhe zhvillimin me sukses të kurrikulës së integruar. Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e radhës të projektit  gjatë vitit 2024 dhe arritjet e vitit të kaluar.

Prof. Youngs i cilësoj si shumë të rëndësishëm aktivitetet e UHZ-së duke trajtuar disa pika të rëndësishme: hartëzimi i bizneseve, i cili është një proces mjaft i rëndësishëm dhe i nevojshëm jo vetëm për UHZ por edhe për vetë projektin; trajnimet në kuadër  të Qendrës së  Ekselencës për metodologjitë e reja të mësimdhënies, forcimin e Zyrës së Karrierës, bashkëpunimin me Industrinë, vizitën studimore të profesorëve na Iowa State University të cilët në bashkëpunim me profesorët e fakultetit të Agrobiznesit do të angazhohen në kërkime shkencore aplikative së bashku me studentët e këtij fakulteti.

Gjatë qëndrimit në UHZ, prof. Youngs dhe bashkëpunëtorët zhvilluan takim edhe me bordin industrial të fakultetit të Agrobiznesit.

Prof. Courtis dhe bashkëpunëtorët u ndanë të kënaqur me rezultatet e arritura deri tani dhe uroi vullnetin dhe iniciativat e menaxhmentit të Universitetit për përmirësimin e cilësisë së studimeve për studentë.

Translate »