Në kuadër të projektit GreenWB, UHZ mbajti një takim fillestar me komisionin e caktuar për vlerësimin e potencialit inovativ dhe ndërmarrës të UHZ-së. Vlerësimi i potencialit inovativ dhe ndërmarrës të UHZ-së do të bëhet përmes platformës HEInnovate, që është një mjet i sofistikuar vlerësues i potencialit inovativ dhe ndërmarrës për Institucionet e Arsimit të Lartë, i zhvilluar nga Komisioni Evropian. Ndër tjerash, Rektori i UHZ-së, Prof.Dr. Armand Krasniqi, potencoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke shfaqur gatishmërinë e tij dhe të UHZ-së për të konkretizuar oreintimin e UHZ-së drejtë qasjes ndërmarrëse dhe inovative si institucion arsimor.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/01/Image-2-1024x768.jpeg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/01/Image-3-1024x768.jpeg)