Përfundoi me sukses trajnimi intensiv për personelin akademik të UHZ-së, me temën: “Avancimi i Metodave të Mësimdhënies në Arsimin e Lartë”. Trajnimi u mbështetet nga HERAS PLUS me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe u realizua nga ekspertët e fondacionit Çek CERGE-EI. Përfitues të trajnimit janë 19 profesorë nga pesë njësitë akademike të UHZ, të cilët u certifikuan pas rezultateve të treguara nga vlerësuesit. Tani, profesorët e certifikuar mund të shpërndanjë njohuritë e fituara tek kolegët e tjerë në fakultetet përkatëse përmes Qendrës së Ekselencës. Përshtypjet e ekspertëve të trajnimit ishin shumë pozitive lidhur me performancën, përfshirjen dhe kreativitetin e dëshmuar në këtë trajtim. Të kënaqur me trajnimin ishin edhe profesorët e UHZ-së, në emër të të cilëve fjalën falënderuese e tha dekani i fakultetit juridik prof.asoc.dr.Avdullah Robaj. Ai çmoj angazhimin e ekspertëve dhe shprehu mirënjohje ndaj institucioneve organizatore, të përfshira në këtë projekt.
Rikujtomë se ky aktivitet është implementuar në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet HERAS+ dhe UHZ-së.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/06/69319E5C-1B63-4090-B904-60FE6DD09B48.jpeg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/06/28E393F3-A0AC-46A3-A26F-0330C651215F.jpeg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/06/847A00DF-149C-4CB4-93A3-223CF452E40A.jpeg)